Dy aksidente, katër të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar në dy aksidente që kanë ndodhur mbrëmë në rrugën Pejë-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Vragoli.

Policia e Kosovës njoftoi se njëri aksident ka ndodhur në orën 22:10 ku janë përfshirë dy automjete, me ç ‘rast dy persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti tjetër ka ndodhur 15 minuta më pas, ku katër automjete janë aksidentuar dhe një person ka mbetur i lënduar. Autoritetet policore njoftuan se po merren me rastet.


Go to TOP