Çuçi: S’kam asnjë përgjegjësi morale, vrasjet janë diçka e zakonshme

Ai hoqi të gjitha përgjegjësitë nga qeverisja dhe sulmoi këdo tjetër si fajtorë, duke e nisur me prokurorët dhe gjyqtarët.

Pavarësisht ngjarjeve të fundit kriminale, vrasjeve apo edhe aksidenteve në rrugë, ministri i Brendshëm tha se nuk ndjen përgjegjësi morale për gjëra të zakonshme.

Sipas tij është utopi që në vend të mos ketë asnjë vrasje dhe asnjë aksident. Një gjë e tillë siç tha ai nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, kur gjithçka ishte nën kontroll.

“Unë nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, jo në kuptimin negativ të fjalës, pra për të bërë zakon këtë gjë, por e zakonshme për të ndodhur një gjë, pavarësisht nga ne. Nuk ndjej ndonjë përgjegjësi,” tha ai.

“Dua të theksoj fort se: Policia e Shtetit as nuk ndjek çdo makinë që lëviz në rrugët e vendit, e as nuk mund të parandalojë një sherr në orën 1 të natës mes dy fqinjëve,” deklaroi ai më herët, duke sjellë zemërim në median sociale.

Një konferencë të tillë kaq arrogante sa ajo e sotmja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk ishte parë prej ca kohësh.

Go to TOP