Çuçi mbledh grupin: Do të bëjmë ndeshje futbolli me deputetë të Kosovës, pjesë edhe opozita

Sot Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar në të cilën kanë vendosur që shumë shpejt do të zhvillojnë një ndeshje futbolli me deputetët e Parlamentit të Kosovës.

Ky vendim, vjen me rastin e inaugurimit të stadiumit të tyre të ri. Ndeshja pritet të zhvillohet në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.

Sipas A2 CNN, kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi i ka njoftuar socialistët se në ekipin e Shqipërisë do jenë edhe deputetë nga opozita.

Go to TOP