Cristiano Ronaldo, mosha e tij është ndalur në 30 vjeç: Kur të ndaloj futbollin do të jetë një ditë e trishtuar

“Cristiano Ronaldo ka një moshë biologjike shumë nën moshën e tij reale. Ai mund të luajë deri në moshën 40 vjeç”, kishte thënë Dr Ripoll për MARCA-n një vit më parë. Ai tashmë ka 37 ‘pranvera’, por vitet e tij nuk kalojnë.

CR7 është ‘ende’ 30 vjeç. Ish-lojtari i Real Madridit ka 13 sezone radhazi që shënon 30 gola ose më shumë. Goli i tij nga penalltia në fitoren kundër Brentford (3-0) e lejoi atë të arrinte ‘të tridhjetat’ këtë sezon.https://b11d2a665a3bf5b690305c7405b32894.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Ai ka shënuar 24 gola me Manchester United (18 në Ligën Premier dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve) dhe gjashtë me Portugalinë. Në kampionat, vetëm Son (19) dhe Salah (22) kanë më shumë se 18 gola.

Gjuajtjet dhe golat e Ronaldon këtë vit (Foto: MARCA)

Raphael Varane e vlerëson lartë Ronaldon, pasi me ta ka luajtur edhe te Real Madrid.

“Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm dhe ka talent të jashtëzakonshëm. Ai do të vazhdojë të shënojë gola pavarësisht moshës së tij. Me urinë e tij ai mund të vazhdojë të ndihmojë ekipin”, ka thënë Varane.

Edhe ish bashkëlojtari i tij, Dimitar Berbatov, e vlerëson lartë portugezin, duke thënë se golat e tij flasin shumë.

“Cristiano po bën diçka të pabesueshme për moshën e tij. Të shënosh kaq shumë gola në Ligën Premier është një arritje e madhe. Mënyra e tij e lojës ka ndryshuar… por ai vazhdon të prodhojë gola. Kur të ndalojë së luajturi, do të jetë një ditë e trishtuar për futbollin” , ka thënë Berbatov.

Ai ka barazuar golat në kampionat me vitin e tij të fundit në Man United

Mosha është vetëm një numër për Cristiano. Vetëm Johny Hancocks (Wolverhampton, 1955-56) kishte shënuar 18 gola në kampionatin elitar anglez në moshën 37 vjeç e lart.

Ka të dhëna edhe më të mira. Cristiano ka barazuar golat e Ligës Premier (18) nga sezoni i tij i fundit në Manchester United (2008-09).

Ishte viti i fundit pak para nënshkrimit me Real Madridin. Më parë i duheshin 33 ndeshje dhe këtë herë e ka arritur në vetëm 29. Ishte 24 vjeç në atë kohë.

Crisitiano Ronaldo ndër vite (Foto: Marca)

E ardhmja e tij te Manchester United nuk është e garantuar

Cristiano Ronaldo ka respektuar plotësisht kontratën e tij me klubin dhe ka edhe një vit në kontratën e tij… por e ardhmja e tij në Manchester United nuk është aspak e garantuar.

Kjo pasi Erik ten Hag është emëruar trajner dhe do të fillojë punën nga korriku.  Ralf Rangnick ka thënë se do të varet nga dyshja se si do të jetë e ardhmja.

“Në fund, varet nga Eriku dhe Cristiano. Nuk më takon mua të flas për këtë. Ai ka edhe një vit në kontratën e tij dhe është e rëndësishme të dimë se çfarë dëshiron, nëse dëshiron të qëndrojë. Kjo është diçka që ne duhet të flasim mes Erikut, bordit dhe meje”, ka thënë Rangnick.

Por legjendat e klubit e përkrahin

Roy Keane, i cili luajti me Cristiano Ronaldon në periudhën e tij të parë në Manchester United, ka një mendim të ndryshëm: “E di që ka shumë thashetheme, por nuk mund ta imagjinoj Cristianon të mos jetë në ekip sezonin e ardhshëm nëse diçka nuk ndryshon në mënyrë drastike”.

Ish-kapiteni i ‘djajve të kuq’ vlerëson kontributin e Cristianos: “Po të shohësh golat që shënon, sheh se ai është një kërcënim i vazhdueshëm. Çdo trajner do të donte të punonte me të. Është kaq e thjeshtë”.

Një tjetër ‘peshë e rëndë’ si Rio Ferdinand, është gjithashtu i mendimit se CR7 duhet të vazhdojë: “Çdo trajner duhet të ulet dhe të flasë me lojtarin e tij më me ndikim. Ai duhet t’i thotë: “Kjo është ajo që dua nga ju. Nuk mund të shënoni më 50-60 gola në sezon. Me kalimin e moshës të gjithë lojtarët bien. Cristiano nuk është budalla dhe ai e di këtë, por po e përballon mirë”.

Go to TOP