CNN pushon nga puna Chris Cuomo

CNN tha të shtunën se ka pushuar nga puna moderatorin e saj Chris Cuomo.

Njoftimi vjen pasi një firmë e jashtme ligjore u mbajt për të shqyrtuar informacionin se si Cuomo ndihmoi vëllain e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, kur guvernatori i atëhershëm u akuzua për ngacmim seksual.

Rrjeti televiziv CNN tha të martën se po pezullon për një afat të pacaktuar gazetarin Chris Cuomo.

CNN tha se dokumentet e lëshuara nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut të hënën tregonin për një rol më të madh të tij në ndihmë të të vëllait nga sa ishte në dijeni televizioni më parë.

“Si rezultat i kësaj, ne e kemi pezulluar Chris-in për një afat të pacaktuar, në pritje të vlerësimit të mëtejshëm”, pati deklaruar rrjeti televiziv.

Go to TOP