Kurti: Çmimet janë rritur për të gjithë, jo vetëm për arsimtarët dhe mësuesit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pakoja për përballje me inflacionin është edhe si rezultat i trysnisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura me greva.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka deklaruar se nuk mund t’i trajtojë grevat në arsim si problem specifik.

Kjo pasi siç ka thënë kreu i ekzekutivit, çmimet janë rritur për të gjithë dhe jo vetëm për arsimtarët e mësuesit.

“Në markete nuk shkruan se këto produkte janë më shtrenjtë vetëm për mësimdhënësit”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje ka garuar në zgjedhjet e fundit me platformën për punësim dhe drejtësi, por s’ka pasur synim për rritje pagash. Megjithatë, ka thënë se një e tillë do të ndodhë me Ligjin për Paga.

Go to TOP