“Çka m’ke marrë n’qafë”/ Vedati kritikon njerëzit që postojnë foto te varrezat: Çka po don me kallxu, që po i knon dovë a?

Aktori i njohur i grupit ‘’Stupcat’’, Vedat Bajrami këtë të hënë është bërë pjesë e reality show-it Big Brother VIP Kosova.

Hyrjes së tij në shtëpinë e ‘’Vëllait të madh’’ i janë gëzuar një pjesë jo e vogël e publikut.

Vedati i njohur për batutat, gjatë qëndrimit në shtëpi shikuesve iu ka servuar edhe diskutime të disa çështjeve.

Ai mbrëmë së bashku me banorët e tjerë të shtëpisë kanë diskutuar në lidhje me postimet e familjarëve në rrjetet sociale.

Aktori që në llogaritë e tij në rrjetet sociale nuk ka të postuar ndonjë foto ose video me ndonjë familjar të tij është treguar kritik me ata që postojnë foto tek varrezat.

“Ka vdekje në familje, s’i ka fol babes së vet qe dy vjet tani del edhe e shkrun ‘’o sikur ta kisha mundësin të kisha edhe një herë’’, aty njerëzit se dijnë që ti s’i ke fol. Ose shkon të vorri, poston foto tu u lutë. Çka po don me kallxu me ata, që ke ardh me ia knu dy- tri dovë a?“, ka deklaruar ai.

Madje ai ka thënë se edhe postimi i fëmijëve në rrjete sociale është gabim.

‘’Edhe kjo që i postojnë fminë nuk m’pëlqen se nesër munen me thanë çka m’ke marrë n’qafë’’, ka shtuar Bajrami.

Go to TOP