Civilët goditen në qytetin Dnipro të Ukrainës
Zona me civilë ranë viktima nga granatimet ruse në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro të premten.
Shërbimet e emergjencës thanë se një person është vrarë në atë që dukej të ishte sulmi i parë i drejtpërdrejtë në qytet.
“Herët të premten, ka pasur tre sulme ajrore në qytet, domethënë goditën një kopsht fëmijësh, një ndërtesë apartamentesh dhe një fabrikë këpucësh dykatëshe, duke shkaktuar një zjarr. Një person vdiq,” u tha në një deklaratë nga shërbimet e emergjencës.
