City merr 3 pikë të rëndësishme ndaj Brentford dhe kërcënon Liverpool-in për kreun

Manchester City merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Brentford, në ndeshjen e prapambetur nga java e 18-të e Premier League.

“Citizens” siguruan 3 pikët në fitoren 3-0 ndaj “The Bees”, në një sfidë që dhuroi spektakël në “Etihad Stadium”.

Vendasit diktuan ritmin gjatë gjithë takimit, me rastet që në pjesën e parë ishin të shumta, megjithatë fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.

U desh minutë e 71’ me Haaland që pas asitit të Alvarez, kaloi lehtësisht mbrojtjen e miqve dhe gjeti rrugën drejt rrjetës me një super goditje.

Në minutën e 80’ Haaland gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, por goli i norvegjezit ishte i parregullt për shkak të pozicionit të parregullt të Kyle Walker.

Ndërkohë, vlen të theksohet se portieri i Brentford, Flekken zhvilloi një super ndeshje këtë të martë, duke pritur goditje të njëpasnjëshme të skuadrës së City-t.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City renditet në vend të dytë me 56 pikë, një më pak se Liverpool që mban kreun e Premier League.

Teksa Brentford nga ana tjetër renditet momentalisht në vend të 14-të me 25 pikë të grumbulluara.

Go to TOP