City i pandalshëm, realizon golin e dytë ndaj Realit

Manchester City është duke regjistruar një fillim fantastik ndaj Real Madridit në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në sfidën që zhvillohet në Etihad Stadium, Citizens e kanë realizuar edhe golin e dytë në portën e Los Blancos.

Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e dytë takimit kur Kevin De Bruyne realizoi me kokë pas asistimit nga Riyad Mahrez.

https://twitter.com/MamaGAfrica1/status/1519031476427362306?s=20&t=6TSU9VoxN8ndtwOE6vRVmQ

Porse nuk u ndalën këtu. Në minutën e 11-të e dyfishuan avantazhin me golin e Gabriel Jesus. Kësaj radhe De Bruyne ishte në rolin e asistuesit.

Nikoqirët janë duke i dominuar minutat e para të takimit duke e mbajtur kundërshtarin nën presion. 

Go to TOP