Çitaku për rastin e Marigona Osmanit: Nuk mjafton dënimi i kriminelëve

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se “nuk mjafton dënimi i kriminelëve”, referuar Dardan Krivaqes i cili akuzohet se e vrau 18 vjeçaren Marigona Osmanin, gushtit e vitit të 2021.

Dje është publikuar aktakuza ndaj tij ku tregohet për gjithë dhunën që Krivaqa dyshohet ta ketë kryer mb Marigonën.

“Kjo vrasje të na shërbejë si këmbanë për ta luftuar e çrrënjosur një mentalitet i cili gruan e godet çdo ditë, në shtëpi, në punë, në hapësirën publike, e qe besa edhe në hapsirat virtuale”, ka shkruar Çitaku në Facebook, të enjten.

“Dhimbje e trishtim pafund”, ka mbaruar postimi.

Go to TOP