Çitaku: Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur pas dështimit të 35-të për ta konstituuar Kuvendin. Çitaku i ka bërw thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit.
Deputetja e PDK-së ka theksuar se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova.
“Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e rëndësishme se demokracia, kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga VV që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit”, ka deklaruar Çitaku
