Çitaku i reagon Kurtit: Kosova është pjesë e Byrosë Ndërkombëtare që nga 2015-a, apliko në Këshill të Evropës

Sot gjatë ditës është mbajtur mbledhja e radhës e qeverisë, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do ta shqyrtojë nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit.

Rreth këtij deklarimi të Kurtit, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova veç se është anëtare e kësaj Byroje që nga viti 2015.

Tutje, në reagimin e saj, ajo e ka parë deklarimin e kryeministrit si skandaloze, duke shtuar me ironi: “Hajt po e shpallim pavarësinë edhe njëherë”.

“Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015. Kosova po ashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO. Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…”, ka thënë Çitaku.

Reagimi i Çitakut:

Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015. Kosova po ashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO.

Kosova ka marrë pjesë në EXPO Antalya në vitin 2016, e së fundi edhe në EXPO Dubai.

Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…

Kryeministër, apliko në Këshill të Evropës. Votat i kemi. Mos u bëni qesharak për të aplikuar për antarësim në organizatat ku tashmë jemi anëtar. 

Go to TOP