Cili ishte raporti i Angela Merkel me Kosovën?

Takimi i 14 shtatorit në Tiranë i Angela Merkel dhe Albin Kurtit ishte i pesti i një kryeministri të Kosovës me kancelaren gjermane 12 për 16 vjet udhëhoqi Gjermaninë.

Paraardhësin e Kurtit, Avdullah Hotin, ajo e takoi kryesisht virtualisht në kohë pandemie dhe temë e bisedave ishte kryesisht dialogu.

Në dy vizitat e mëdha që i kishte në Beograd ndërvite , Merkel përcolli mesazhe të forta .

Më 2011 ajo tha se Serbia duhet të heq urgjent strukturat paralele nga veriu i Kosovës gjë që ndodhi. E kristalizoi qëndrimin se pa njohje të pavarësisë së shtetit kosovar, ai serb nuk mund të hyj në Bashkimin Evropian.

10 vite pas në vizitën politikani në të politik temë politikania 67 vjeçare u tregua shumë e matur.

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë (13.09.2018) Beograd:

“Disa çështje do të zgjidhen në fund të një procesi. Të gjithë e din se jo krejt vendete anëtare të BE-së e kanë pranuar Kosovën. Problemet duhet të zgjidhen që të hapet procesi i anëtarësimit në Union. Por nuk ka kuptim të flitet për fundin e një procesi derisa të mos zgjidhen problemet tjera. Unë jam për një qasje pragmatike. Kjo pyetje nuk do të zhduket”

Ndërkohë me Ramush Haradinaj, kancelarja u pa disa herë .

Liberalizimi i vizave që nuk u jetësua gjatë mandateve të saj sidomos këtyre dy të fundit nga katër sa i kishte ishte kryetema e bisedave Merkel-Haradinaj.

Kryeministri tjetër Hashim Thaçi mbajti shumë biseda bilateral e me gruan që llogaritet si “ më e pushtetshmja e botës.

Tre muaj pas këtij takimi Merkel do të dilte publikisht kundër një ideje ndaj së cilës Thaçi u tregua fleksibil dhe tha se mund të jetë rezultat i ujdisë finale Kosovë-Serbi.

Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë (13.08.2018)

“E para që dua të them është se Integriteti territorial I 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor siç u përcaktuam ne është çështje e paprekshme. Këtë po duhet ta themi herë pas here sepse po ka  përpjekje që të flitet për ndryshim kufijve. Kjo nuk mund të bëhet dhe ne duhet të flasim e punojmë për perspektivën e këtyre vendeve që ti bashkohen Bashkimit Evropian sepse kjo perspektivë iu është dhënë gjitha shteteve në Ballkanin Perendimor.”

Pritjen më madhështore , Angela Merkel për një homolog nga Kosova e rezervoi për kryeqeveritarin Isa Mustafa. Më 30 qershor 2015 me një pjesë të kabinetit ai u prit në Berlin.

Skender Xhakaliu ishte ambasadori I Republikë së Kosovs në Gjermani nga 2013 deri në vitin 2018. Ai thotë se roli i Merkelit për shtetësinë e Kosovës qe i jashtëzakonshëm.

Angela Merkel e cila për herë të parë e mori postin e Kryeministres më 22 nëntor 2005 , Kosovën e ka vizituar vetëm një herë zyrtarisht.

Në Prishtinë për pak orë ajo qëndroi në dhjetor të 2011-ës.

Go to TOP