Çifti zbulon pas 17 vjetësh se janë kushërinj

Një çift i lumtur i martuar me tre fëmijë kanë treguar se si zbuluan se kishin lidhje gjaku pas një testi të ADN-së në pemën familjare.

Celina dhe Joseph Quinones, nga Kolorado, kishin qenë së bashku për 17 vjet dhe u martuan për më shumë se dhjetë vite.

Nëna e tre fëmijëve një ditë pati kuriozitet që të zbulonte diçka më shumë për rrënjët e saj dhe pësoi një tronditje të madhe kut zbuloi se Jozefi ishte kushëriri i saj.

Ajo e ndau historinë e saj në rrjetet sociale dhe shkroi: ‘U martova me burrin tim në vitin 2006. Duke qenë shumë të lumtur vendosëm, që të kemi tre fëmijë. Tani zbulojmë se jemi më shumë sesa burrë e grua por edhe kushërinj”.

Celina, e cila ka shkruar një libër për përvojat e saj, tha me shaka se lajmi ishte ‘një thyes i mirë i akullit’, por u kërkoi çifteve të tjera të kontrollonin trashëgiminë e tyre.

Video e saj shpejt u bë virale dhe tani ka pasur katër milionë shikime, me shumë njerëz që postojnë komente negative, duke thënë se duhet të ndahen.

Ajo e përshkroi momentin kur zbuloi se burri i saj ishte në fakt kushëriri i saj si ‘shkatërrues’, por thotë se dashuria e çiftit është më e fortë se kurrë dhe se ajo ka injoruar komentet negative që sugjerojnë divorcin e çiftit.

Go to TOP