Chelsea pa kapitenin Reece James kundër PSG-së

Chelsea do të përballet me Paris Saint-Germain, por londinezët do të jenë pa kapitenin e tyre.

Trajneri Liam Rosenior e ka konfirmuar se Reece James nuk do të luajë për shkak të një lëndimi të pësuar në humbjen 1:0 ndaj Newcastle United në Premier League.

Chelsea përballet me një mision të vështirë, pasi në ndeshjen e parë në Paris ka humbur me rezultat 5:2 ndaj kampionëve në fuqi të Evropës.

Megjithatë, Rosenior ka theksuar se skuadra e tij ende beson se mund ta vështirësojë punën e PSG-së dhe të luftojë për përmbysje.


Go to TOP