Atmosferë e shkëlqyer në Kombëtare
Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar të hënën dy stërvitje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Shtabi teknik i udhëhequr nga përzgjedhësi Jesper Ostlund, ka punuar në elemente të ndryshme taktike të lojës në sulm dhe mbrojtje.
Atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer, derisa lojtarët janë të përkushtuar të shfrytëzojnë maksimalisht qëndrimin e përbashkët para udhëtimit për në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinë.
Ndeshja e parë me Bosnjën është të enjten nga ora 20:00. /Kosova.info/
