Chelsea fiton në Conference League me rezultat 8-0

Chelsea ka treguar dominim absolut kundër skuadrës armene Noah, duke e mposhtur me rezultat të thellë 8-0 në “Stamford Bridge” në kuadër të Conference League.

Seria e golave është hapur që në minutën e dymbëdhjetë nga Adarabioyo, pasuar nga Guiu në minutën e trembëdhjetë.

Brenda pjesës së parë, Chelsea e ka çuar epërsinë në 6-0, me gola nga Disasi (18′), Joao Felix (21′ dhe 41′), dhe Mudryk (39′).

Në pjesën e dytë, Nkunku ka shënuar dy herë radhazi (69′ dhe 76′) për rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj ndeshje, Chelsea e kryeson tabelën e Conference League me nëntë pikë, ndërsa Noah qëndron në vendin e njëzet e tetë me vetëm tri pikë.


Go to TOP