Çfarë treguan këto zgjedhje dhe si do të reflektojnë brenda partive?
Edhe ky cikël i ri zgjedhor kaloi, duke tejkaluar parashikimet dhe pritshmërisë e një pjese të madhe të botës analitike të cilët gjithë arsenalin mbështetës e kishin drejtuar nga forcat e opozitës. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve i bënë humbësit më të madh këta të ashtuquajtur “profet”. Kjo edhe mund te ketë ndikuar, jo vetëm në mobilizimin e forcës qeverisëse aktuale, por edhe rënien e numrit të votuesve me të drejtë vote nga tymnaja e ngritur në vend të përballjes së kandidatëve me sqarimin e realizimit të programeve të tyre. Këto zgjedhje duhet kuptuar si paralajmërim jo vetëm për partin fituese por edhe opozitën për situatën jo të mirë ekonomike pavarësisht arritjes apo jo të ndonjë rezultati. Vetë fakti i shkurtimit të mijëra votave për partinë në qeverisje dhe një ngritje të vogël, të dy forcave opozitare PDK e LDK tregon se kjo çështje duhet të mbetet në krye të agjendës së tyre. Nëse udhëheqësja qeverisëse e LVV ka vendosur disa rregulla të munguara në zbatimin e ligjit në fushën ekonomike, megjithatë ka një ngecje të zhvillimit të dëshiruar ekonomik. Ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për opozitën e cila nuk doli me programe të qarta, të pasqyruara me parametra të matshme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Veç kësaj kur është fjala te joshja me paga, është një traditë e keqe që ato u premtohen vetëm shërbyesve publik që diku numërojnë mbi 80 mijë ndërsa harrojnë qindra mijëra votues tjerë e që ka të bëjnë drejtpërdrejtë me zhvillimin ekonomik të sektorit privat që është bartëse e mbushjes së buxhetit të Kosovës. Mbetet e paqartë pas këtyre zgjedhjeve si do ta kthejnë ndikimin e tyre ato forca politike në qytete të mëdha, kur gjatë këtij vitit pritet të mbahen zgjedhjet. Për forcën qeverisëse një nga sfidat, mbetet krijimi i një qeverie stabile me programin e tyre ekskluziv qeverisës. Duke ditur rrethanat në të cilat mund të ndodhet, jo rastësisht lideri i saj Kurti hapur shfaqte dëshirën një përsëritje të fitores së kaluar. Nga ana tjetër forcat rivale pavarësisht ngritjes së përqindjes së votave nuk kanë shënuar ndonjë rezultat. Nëse flasim me gjuhën e numrave, ato edhe mund të përkthehen si vota të kthyera apo ndonjë shenjë pakënaqësie që burojnë vetvetiu nga qeverisja aktuale. Kjo sepse pavarësisht rënies fitorja mbi dyfish e partisë në qeverisje në raport me dy forcat tjera kryesore, realisht tregon një perfomancë më të mirë të qeverisjes aktuale se sa opozitarizmit të PDK, LDK dhe AAK. Madje për ironi qeverisja aktuale gjatë gjithë fushatës më shumë bënin rolin e opozitës pavarësisht qeverisjes së tyre. Një ndëshkim për opozitën mund të ketë qenë edhe kritikat e tyre ndaj veprimeve të qeverisjes aktuale në krijimin e rrethanave të reja në pjesën veriore pavarësisht nga e cila ishte lodhur opinionin publik për dekada. Në vend që të ofroni ndonjë plan zgjidhje opozita mbeti vetëm në kritika, madje duke përdorë figura të huaja, që shtron nevojën e një interpretimi kushtetues. Tek e fundit këto zgjedhje mbahen për qytetarët e Kosovës dhe jo për marrëdhëniet në rast se mund të ketë një personalitet me vendin tonë. Fati i një vendi mund të varet nga një person vetëm gjatë një pozicionimi të gabuar në rast lufte nëse gabon anën. Koalicioni aktual qeverisës mund të ketë një shumicë të vogël parlamentare që nënkupton se sistemi politik nuk është goditur në mënyrë ekstreme me rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Megjithatë çfarëdo kalkulimi koalicionesh pas zgjedhorë, nëse asnjë nga opozita nuk pranon të hyjë ajo e bënë më të përgjegjshme qeverisjen aktuale.
Skenari i dytë dalja në opozitë në mungesë të një shumicë të dëshiruar që i garanton qeverisje stabile e LVV do të kishte një refleksion mjaft të madh ndaj forcave opozitare në rast, të krijimit të një qeverie të parcializuar pa program. Aq më tepër me kauzën e sundimit të ligjit dhe presionit politik që mund të ushtrojë, përfshirë këtu edhe çështjen e asociacionit përfshirë ty edhe Pikën 7. Përvojat e kaluara kanë dëshmuar dështim me koalicionet qeverisëse si në rastin e atij, LDK-PDK, para miratimit të buxhetit duke mos përmbushur as detyrimet që morën nga procesi i bisedimeve.
Opozita sterile
Duke qenë që forcat opozitare nuk kanë reflektuar rivalitet politik mes tyre me programe, pse jo edhe kritika, ato në sytë e publikut sikur kanë pranuar forcën e qeverisjes aktuale, gjë që ka ndikuar tek votuesit. Ndryshe nga PDK e cila për kandidatë ka nxjerrë një figurë tjetër nga ai i kryetarit, duke ndjekur shembullin e ish kreut të LDK Isa Mustafa, këta të fundit vendosën për kandidaturën e kryetarit të saj, i cili udhëhiqej nga egocentrizmi që mund të ketë irrituar edhe votuesit e tij potencial. Pavarësisht perfomancës, tejet të mirë në aspektin vizuel të fushatës së fundit në Prishtinë, Abdixhiu nuk demonstroi një rivalitet ndaj qeverisjes aktuale. Një nga gabimet, që ai bëri, ishte të potencurit e figurës së tij, duke harruar forcën që përfaqëson. Ai më tepër promovonte veten se sa partinë. Mjafton shembulli në fushatën kryesore në Prishtinë, ku ilustronte një rast kur një djalë me një pankartë rrugës brohoriste o “Lumir ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”. Një gafë i cili nuk besoj që mos ketë ndikuar sepse kjo fushatë bëhej për zgjedhje parlamentare e jo për zgjedhje brenda partiake. Veq kësaj një gabim tjetër ishte lëvizja pas deklaratave të Kurtit që dukej si një paste copy. Abdixhiku premtonte edhe më shumë ngritje pagash derisa nuk përfundoi në grackë kur Kurti u akuzua se po keqpërdorë buxhetin duke u ndarë dhe premtuar sektorëve të caktuar ngritje pagash. Po ashtu edhe me infrastrukturën rrugore LVV luajti rolin e opozitës duke akuzuar rivalët se kanë lënë të papërfunduara rrugët në nivel nacional, ndërkohë që këta të fundit premtonin autostrada me 4 e 6 korsi. Tek e fundit autostradat mbesin ende në nivel të një luksi individual, dhe nuk kanë treguar ndonjë arsyeshmëri të leverdisë ekonomike sidomos ato që planifikohen hiq atë kombëtare. Opozita duhet kontrolluar dhe kritikuar qeverisjen për perfomancën e tyre, prezantimin e planeve për ngritje të mirëqenies sociale etj etj, e jo kuletë për të gjithë. Për vetë opozitën pas këtij procesi, pritet të riorganizojnë radhët e tyre në ndërtimin e urave të besimit me qytetarë sidomos në ato pjesë që kanë realizuar të arritura dhe një përgjegjësi të vetë lidershipit, për ti hapur rrugë përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale nëse duan të forcojnë pozicionin e tyre. Aq më tepër kur realisht asnjëri nuk ka arritur të paraqes veten si lider i ardhshëm i Kosovës, ku egoja u ka mjegulluar vizionin politik. Vala e pakënaqësisë duhet të reflektojë vetë kërkesat e votuesve. Kjo pasi shumë shpejt do vijnë edhe zgjedhjet lokale. LDK duhet ta ketë parasysh edhe zgjedhjet e ardhshme lokale në Prishtinë, pavarësisht ngritjes në 25.54 për qind , pasi nuk duhet harruar se numri më i madh i kandidaturave për deputet kanë qenë nga Prishtina. Ndërsa jo pak ngritje ka shënuar PDK me 8.000 vota më shumë se në zgjedhjet e 2021. Ilir KRASNIQI
