Çfarë pranvere na pret? Flet meteorologu Mendim Rugova

Meteorologu, Mendim Rugova ka njoftuar qytetarët se paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës për vërshime, ka qenë vetëm për mbrëmë.

“Paralajmërimi i Institutit për vërshime ishte vetëm për mbrëmë, pra orët e mesnatës”, u shpreh kështu Rugova.

Ndërsa sa i përket pranverës në vendin tonë, Rugova tha se na pret një pranverë mjaft premtuese.

“Siç duket e kemi kaluar periudhën e ftohtë me ditën që lamë pas, nga fundjava parashihen temperatura të larta, deri në 24 Gradë Celsius”.

Po ashtu vera parashihet të jetë më e thatë, paralajmëron Rugova.

Go to TOP