Çfarë i tha Merkel pasuesit të tij në ditën e dorëzimit të postit të kancelarisë

Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë nga Bundestagu me votat e SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së. Kjo i jep fund epokës 16-vjeçare të kancelares Angela Merkel.

Merkel, për 16 vjet ajo ndoshta ka kaluar më shumë kohë këtu sesa në shtëpi. Rreth orës 15:20 ajo u largua për herë të fundit nga Kancelaria Federale.

Dukej sikur se po nxitonte, u fut në limuzinën e saj vetëm pak minuta pas “dorëzimit të çelësit”.

Para kësaj, ajo kishte bëri një xhiro me nxitim nëpër Kancelari.

Bashkëpunëtorët e saj ishin mbledhur nëpër korridore e shkallë dhe e duartrokitnin me zë të lartë..

Ndoshta momenti më emocionues i gjithë ditës për kancelaren sepse shumë punonjës i kishin kaluar 16 vitet në kancelari me të.

Merkel i falenderoi të gjithë, përmendi edhe punonjësit në postë dhe kuzhinë.

Vetëm disa u lejuan të merrnin pjesë në ceremoninë e dorëzimit, për shkak të koronës.

“Dorëzimi i çelësave” te kancelari i ri Olaf Scholz nga SPD ishte i shkurtër, por i ngrohtë.

“Merre shtëpinë në zotërim,” e nxiti Merkel.

“Është një nga detyrat më të bukura që ekziston, por ndonjëherë në mëngjes nuk e di se si do të zhvillohet dita deri në mbrëmje”, e paralajmëroi ajo.

Merkel pothuajse dukej e relaksuar, sikur kishte hequr një barrë të madhe nga supet e saj. Ajo e dëgjoi me vëmendje ndërsa pasardhësi i saj e falënderonte për punën e saj.

Dhe pastaj u duk sikur Merkel ishte e lumtur që mbaroi. Kush do ta kishte menduar ai do të ishte pasardhësi i saj që do ti lironte zyrën, asnjë.

Një përshëndetje e fundit me dorë nga limuzina përballë Kancelarisë dhe më pas …

… mirupafshim zonja Merkel!

Go to TOP