Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 30 Dhjetor 2021

Komisioni për Legjislacion shqyrton planin vjetor të performancës për Agjencinë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Kuvendi Komunal i Podujevës vazhdon punimet e mbledhjes, e cila u ndërpre pas raundit të dytë për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal Podujevë, ora 10:00)

Ministri i Bujqësisë Faton Peci mban konferencë për media. (Ministria e Bujqësisë, ora 11:00)

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci mban konferencë për media. (MASHTI, ora 11:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mban konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish-objekti Rilindja, ora 11:00)

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, mban konferencë për media. (Prokurori i Shtetit, kati III, salla e takimeve e Këshillit Prokurorial, Prishtinë, ora 11:00)

Përurohen lokalet e reja të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Merr pjesë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. (Lagjja e Muhaxherëve, “Kulla e zotnisë”, Prishtinë, ora 12:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencën e fundvitit për media, ku do të prezantojë punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti, bashkëpunimin me institucionet e prioritetet për 2022. (Zyrat e OAK-ut, Prishtinë, ora 13:00)

Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave të Provimit të Jurisprudencës për kandidatët të cilët kanë kaluar këtë provim. (Amfiteatri i madh, ish-objekti Rilindja, ora 14:00)

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari mban konferencë për media. (Ministria e Industrisë, Lagjja e Spitalit, ora 14:00)  

Go to TOP