Çështja e impianteve të mbetjeve urbane, gjykata lë në burg ish-ministrin Lefter Koka
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg për ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i përfshirë në çështjen e impianteve të mbetjeve urbane, të njohur si inceneratorët.
Ish-ministri po hetohet për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, lidhur inceneratorin e Elbasanit.
Këtë të premte, Koka ka dalë para gjykatës për një seancë ku Prokuroria e Posaçme SPAK informoi mbi hetimet e kryera.
Përmes avokatit, ish-ministri ka pretenduar se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe ka kërkuar zbutje të masës arrest në burg, por gjykata ka vendosur të vijojë me të njëjtën masë.
Prev Post
Si do ta paguajmë luftën e Rusisë?
