Çerdhe e re në Podujevë, Nagavci: Kjo çerdhe ka hapësirë për 60 fëmijë

Në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Podujevë është vënë gur themeli i një çerdheje të re, e cila do të ketë kapacitet për 60 fëmijë dhe do të përfundojë brenda 14 muajve. Në oborrin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” është vënë gur themeli i çerdhes re.

Nga niveli qendror dhe ai lokal folën për kapacitetet e kësaj çerdheje, që cilësohet e domosdoshme për qytetin e Podujevës.

“Kjo çerdhe do të ketë hapësirë për 60 fëmijë dhe pritet të përfundoj brenda 14 muajve. Është investim i Ministrisë së Arsimit në vlerë prej 688 mijë eurove”, tha Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit në detyrë.

“Me qëllimin më të mirë që të krijojmë kushte sa më të mira për këtë kategori të fëmijëve për arsyeje se Podujevën e kemi gjetur me një çerdhe publike. Po e bëjë publike që gjithë ato Komuna të cilat faktikisht kanë bashkëpunu dhe kanë kriju troje, hapësira të përshtatshme për ndërtim, ministrja Nagavci ka shprehur bashkëpunim, gatishmërinë për të na ndihmuar dhe ky është një shembull më i mirë, i një bashkëpunimi të mirë që po bëhet mes Komunës dhe Ministrisë së Arsimit”, tha  Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës.

Sipas tyre, deri më tani Qeveria ka përkrahur ndërtimin e tri çerdheve.


Go to TOP