Çeku vizitoi KF Ramiz Sadikun, bisedon për investime në sport
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka vizituar klubin futbollistik Ramiz Sadiku, raporton Kosova.info.
Ai tha se ky klub është pjesë e historisë dhe pasionit për futbollin në kryeqytet. Gjatë vizitës, Çeku ka parë nga afër punimet në tribunat e stadiumit, të cilat aktualisht janë ndalur për shkak të mungesës së planifikimit buxhetor nga komuna.
“Diskutuam për nevojën dhe rëndësinë që investimet në sport të vazhdojnë. Futbolli dhe sporti në përgjithësi, në vizionin tonë, janë pjesë e ekonomisë dhe zhvillimit shoqëror – një investim që kthehet me gjenerata të shëndetshme, komunitet aktiv dhe qytet me energji. Bashkë, për Prishtinën tonë!”, ka shkruar Çeku./Kosova.info/
