Çeku: Punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” drejt përfundimit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se punimet në stadiumin “Fadil Vokrri”, janë duke shkuar në rrugë të mbarë.
Në një njoftim që ai e bëri në Facebook, thuhet se fusha hibride që tashmë është vendosur në stadium, është teknologjia më e fundit e fushave – njëkohësisht edhe e para në Kosovë.
“Jemi siguruar që të punohet me intensitet e profesionalizëm të lartë. Fusha hibride e vendosur është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë”.
“Mirëmbajtja do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibride”, deklaroi ministri Çeku.
![](https://kosova.info/wp-content/uploads/2024/06/inbound1427701858909248800-539x360.jpg)
![](https://kosova.info/wp-content/uploads/2024/06/inbound3565092455644444796-539x360.jpg)
![](https://kosova.info/wp-content/uploads/2024/06/inbound1210571020835850072-539x360.jpg)
![](https://kosova.info/wp-content/uploads/2024/06/inbound2472795092689148069-539x360.jpg)