Çeku: Po të kisha të drejtë vote në Prishtinë, do të votoja për Përparim Ramën – i vetmi që flet me zemër për padrejtësitë në Hagë

Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama duke theksuar angazhimin e këtij të fundit për çështjet që lidhen me drejtësinë ndërkombëtare dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në një reagim në rrjete sociale, Çeku tha se, po të kishte të drejtë vote në Prishtinë, do të votonte pa hezitim për Përparim Ramën, të cilin e cilësoi si të vetmin kryetar komune që është sinqerisht i interesuar për padrejtësitë që po ndodhin në Hagë.

“Sikur të kisha të drejtë vote në Prishtinë, patjetër që do të kisha votuar për Përparim Ramën. Ai është i vetmi kryetar komune që është i interesuar për padrejtësitë në Hagë, madje më shumë se kryetarët e PDK-së dhe LVV-së që i kanë njerëzit e tyre atje,” shkroi Çeku.

Gazetari theksoi se Rama nuk e bën këtë për përfitime elektorale, por nga ndjenja e thellë njerëzore dhe respekti për luftën e drejtë të Kosovës.

“Ai nuk e bën për vota, sepse në Prishtinë nuk merr vota me këtë kauzë. Por njerëzit e Prishtinës dinë ta vlerësojnë sjelljen e tij dhe e çmojnë këtë angazhim njerëzor të tij,” përfundoi Çeku. /Kosova.info/


Go to TOP