Çeku për sheshin ‘Xhorxh Bush’: Gjykata foli qartë, komuna e shkeli ligjin

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas refuzimit që Gjykata Themelore i ka bërë kërkesës së Komunës së Prishtinës, lidhur me procedurat e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”. Ky është refuzimi i dytë i gjykatës ndaj komunës.

“Gjykata dy herë foli qartë, nuk pezullohet vendimi i Inspektoriatit të Trashëgimisë Kulturore. Nga fillimi ju kemi treguar që janë duke e shkelur ligjin me dy këmbë. Por ata vazhduan me qasjen e tyre shpërfillëse, e për më keq, na akuzuan për bllokim. Nuk i morën lejet e nevojshme, nuk i konsultuan banorët, nuk i zgjidhën çështjet pronësore, lidhën kontratë të kundërligjshme, gjykata dy herë ua refuzoi kërkesën për pezullim”, ka shkruar ai në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP