Çeku: Opera e parë kosovare ‘Goca e Kaçanikut’, dhuroi emocione në shfaqjen premierë për publikun

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka njoftuar se është shfaqur për herë të parë në vendlindje opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” me kompozitor Rauf Dhomin pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Kështu ka bërë të ditur vet ministri Çeku, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe solistët, në regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe nën drejtimin e Edon Ramadanit dhuruan emocione të fuqishme sonte për publikun”, thuhet në njoftim.

Go to TOP