Çeku: Kryeministri Kurti në tavolinë me të dyshuarin si agjent i BIA-s serbe, Goran Vasiljeviç

Gazetari hulumtues, Fitim Çeku, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një foto ku shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, së bashku me Goran Vasiljeviç, një serb nga Shtimja i njohur për lidhjet e tij me shërbimin sekret serb BIA dhe si nacionalist serb.

“Në një tjetër foto nga vitet ’90, Vasiljeviç shfaqet përkrah Nebojsha Pavkoviç dhe Dragan Vasiljkoviç, i njohur si “Kapetan Dragani”, i dënuar për krime lufte në ish-Jugosllavi”, ka shkruar ai.

Çeku ka thënë se, kjo situatë ngre pikëpyetje për Policinë e Kosovës në veri, për të cilët shtrohet pyetja nëse veprimet e tyre janë në përputhje me direktivat e BIA-s serbe dhe agjendat ruse për destabilizimin e Ballkanit. /Kosova.info/

Go to TOP