Bytyqi – Rizvanollit: Keni premtuar luftim të korrupsionit por veç këtë gjë s’po e bëni

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, në seancën e Kuvendit që po mbahet sot, i ka parashtruar pyetje ministres Artane Rizvanolli lidhur me lëndën e borxhit të kompanisë ‘’KONET LLC’’’ që tashmë është shuar ndërkaq ndaj ndërmarrjes INFRAKOS i ka borxh rreth 752 mijë euro.

Sipas Bytyqit, deri më tani INFRAKOS ende nuk i ka inkasuar mjetet e fituara nga Gjykata që nga viti 2011.
Bytyqi, e ka pyetur ministren Rizvanolli se çfarë kanë bërë si Ministri që ta trajtojnë këtë çështje.

Ndërkaq ministrja Rizvanolli duke shpjeguar lëndën në fjalë se çfarë është bërë në këtë lëndë, ka thënë se presin dhe shpresojnë që Prokuroria Themelore në Prishtinë ta trajtojë këtë rast me prioritet dhe përgjegjësitë të japin llogari para organeve.

Megjithatë pas këtij sqarimi nga ministrja Rizvanolli, deputetja Bytyqi po ashtu tha se ka informata se janë disa persona aty që janë të përshirë në këtë akt kriminal dhe saherë është tentuar të ecet përpara ata persona kanë shtrië ndikimin e tyre duke parandaluar gjithçka, duke thënë se ka informata se ministrja disa herë ka diskutuar për këtë çështje mirëpo nuk është ndërmarrë asnjëherë as edhe një hap më shumë.

Go to TOP