Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Buxheti miratohet në parim mes tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk munguan flakët e tymueset

Është miratuar në parim mes tensionesh projekt-buxheti i vitit 2024 në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo që ishte parashikuar të zgjaste si seancë maratonë, u mbyll për 5 minuta me 83 vota pro të mazhorancës.

Seanca nisi në kaos, teksa deputetët e opozitës bllokuan sërish foltoren me karrige, ndërsa ndezën edhe tymuese.

Kësaj radhe kishin zgjedhur ngjyra të ndryshme, ndërsa nuk munguan as flakadanët që krijuan zjarr në një moment të caktuar, por çdo gjë u shua nga Garda.

Në momentin e votimit i pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Seanca e sotme plenare u zhvillua mes kaosit. Prej disa javësh, deputetët e opozitës kanë vijuar me atë që ata e konsiderojnë protestë për të drejtat kushtetuese duke mos lejuar zhvillimin normal të Kuvendit.

I pranishëm në seancë këtë të hënë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka votuar pro për të gjitha projektligjet që ishin në rend dite, më i rëndësishmi ndër to ai për buxhetin për vitin 2024.

Go to TOP