Burri në Prishtinë e sulmon gruan, rrahet nga djali

Janë arrestuar babë e djalë në Prishtinë, pasi të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit.

Në raportin e policisë është bërë e ditur se babai e kishte sulmuar bashkëshorten e vet, ndërsa djali kishte ndërhyrë në mbrojtje nënës së vet duke e sulmuar të babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, për shkak se fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar viktimën kosovare-bashkëshorten e vet, ndërsa i dyshuari-djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës-nënës së vet duke e sulmuar të dyshuarin-babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime”.

“Të dyshuarit-babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP