Bulliqi dënohet me 500 euro, viktima e tij s’diti që pati gjykim

Ramadan Zymeri nga Metehia e Podujevës është qytetari që u sulmua shkurtin e 2021-tës, nga kryetari Shpejtim Bulliqi.

Për këtë vepër Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 500 euro të parin e llapjanëve.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku një mosmarrëveshje verbale, përfundoi me sulm fizik.

Sipas aktgjykimit, dënimi me gjobë mund t’i  zëvendësohet me burgim, në rast se nuk paguhet për 15 ditë.

Por, 64-vjeçari thotë se për seancën gjyqësore nuk ishte në dijeni fare. Madje, nuk i ishte dhënë mundësia që të kishte edhe avokat.

Ndryshe, Bulliqi më parë me një reagim e kishte quajtur sulmin si një trillim e të pavërtetë.

Klani e pati të pamundur të fliste me të, të mërkurën.

Kurse, vetë llapjanët dënimin e Bulliqit po e shohin mjaft të vogël.

Go to TOP