Bulevardi “Xhorxh Bush” bëhet shesh, “Agim Ramadani” rrugë një kahore 

Komuna e Prishtinës është duke bërë analizat e nevojshme që bulevardin “Xhorxh Bush” i cili përfshin rrugën nga Hotel Grand e deri te katedralja, ta shndërrojë në shesh brenda këtij viti.

Sipas, Halil Halili, udhëheqës i Task Forcës së komunës për identifikimin e trajtimin e problemeve në trafikun rrugor të kryeqytetit, kjo do të bëhet me një vendim të ekzekutivit tek pas disa testimeve e rezultateve pozitive të tyre, njofton Klan Kosova.

Ndërsa rruga “Agim Ramdani” do të bëhet rrugë njëkahore në të cilin do të lejohen të qarkullojnë vetëm autobusët, biçikletat e mopedët, edhe kjo sipas Halilit do të bëhet pas analizave e testimeve të nevojshme.

Go to TOP