Bujar Olluri: Lipjani meriton më shumë – më shumë drejtësi, më shumë punë, më shumë kujdes për qytetarin
Të dashur qytetarë të Lipjanit, kandidati për Asamblenë Komunale, Bujar Olluri, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një mesazh mirënjohjeje dhe vendosmërie për ndryshim.
“Kam hyrë në këtë garë për të qenë zëri juaj në Asamble – zëri i ndershmërisë, i guximit dhe i përkushtimit,” është shprehur Olluri.
Ai tha se gjatë fushatës ka takuar njerëz të mrekullueshëm, ka dëgjuar hallet dhe shpresat e qytetarëve, duke theksuar se ky rrugëtim i ka forcuar bindjen se Lipjani meriton më shumë.
“Lipjani meriton më shumë – më shumë drejtësi, më shumë punë, më shumë kujdes për qytetarin. Tani është momenti për veprim,” theksoi ai./Kosova.info/
