Britania thotë se po i dhuron Ukrainës gjashtë dronë nënujorë

Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha të shtunën se po i dhuron Ukrainës gjashtë dronë nënujorë për të ndihmuar në pastrimin e vijës bregdetare nga minat dhe për të bërë dërgesat e grurit më të sigurta.

Britania do të trajnojë gjithashtu disa personel të marinës ukrainas për të përdorur dronët, tha ministria në një deklaratë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij eksportoi një milion ton produkte bujqësore nëpërmjet Detit të Zi.

Ai këtë e tha vonë të premten në mbrëmje, gjatë fjalimit të rregullt të natës.

“Që nga dita e parë e gushtit, 44 anije me drithë ukrainase janë larguar nga portet tona në 15 vende. Në total janë një milion ton produkte. Kemi marrë kërkesa për 70 anije të tjera”, theksoi Zelensky.

Go to TOP