Brestovci kritikon PDK-në: Propozimi i Leotrim Retkocerit rrezikon pastërtinë e Prishtinës
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci ka reaguar ashpër ndaj shfuqizimit të Paragrafit 3 të Nenit 16 të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, një propozim i sjellë nga Leotrim Retkoceri i PDK-së.
“Ky ndryshim do të pengojë përmirësimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë dhe rrezikon të kthejë kryeqytetin në gjendjen e papastërtisë së mëparshme”, ka shkruar ai.
Brestovci vuri theksin tek arritjet e muajve të fundit, ku me ndihmën e operatorëve privatë, qyteti ka shënuar përmirësime të ndjeshme në pastërti. /Kosova.info/