Brestovci falënderon Andin për adoptimin e qenve endacakë dhe apelon për më shumë mbështetje nga qytetarët

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, ka falënderuar qytetarin Andi, një nga adoptuesit e qenve endacakë që deri para disa ditësh endeshin në rrugët dhe sheshet e Kryeqytetit.

Brestovci e vlerësoi lartë kujdesin dhe përkushtimin e Andit ndaj këtyre kafshëve, të cilat për shumë vite kanë jetuar pa strehë dhe pa përkujdesje humane.

Ai apeloi për më shumë qytetarë të ndjekin shembullin e Andit, duke kontribuuar në mirëqenien e kafshëve endacake në qytet. /Kosova.info/

Go to TOP