Breshka 270 kilogramësh shpëtohet nga balta

Akuariumi i New England postoi në internet videos nga lirimi i një breshkë 270 kilogramësh, e cila u gjet e bllokuar në një baltë në Masaçusets.

U tha se ekuipazhet u përgjigjën së bashku me personelin e Mass Audubon Wellfleet Bay Wildlife Sanctuary dhe Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve kur breshka rreth 1 metwr e gjysmë e  gjatë u vu re e bllokuar në një baltë në lumin Herring në Wellfleet.

Breshka u ekzaminua nga veterinerët dhe u përcaktua se ishte në gjendje të mirë shëndetësore, kështu që zyrtarët vendosën që kafsha të lëshohej përsëri në natyrë.

Breshka ishte e pajisur me pajisje përcjellëse satelitore dhe akustike para se të kthehej në ujë në Herring Cove në Provincetown.

Go to TOP