Borrelli ka ndryshuar deklaratë, Kosova nuk ka ndryshuar qëndrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat duke thënë se është një dakordim i madh.

Kurti ka treguar se në takimin e tij me presidentin e Serbisë, nuk i është ofruar ajo që është dakorduar mbrëmë dhe se kryediplomati i BE-së, Josep Borell ka ndryshuar deklaratën.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Deklarata e Borrell nuk ishte e përfshirë dhe tash ajo figuron saktësisht. Nuk ka qenë në ditën e hënë në tekstin i cili që më është afruar mua”.

“Besoj që kjo është një arritje e madhe sepse për herë të parë procesi i dialogut hynë në një fazë mbi kornizën e përgjithshme që do të jetë ligjërisht e obligushme dhe do t’i zgjidh problemet fundametale nga prizma e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë ai.

“Nuk është marrëveshje. Është një dakordim, e jo marrëveshje. Ne nuk kemi ndryshu qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklaratën. Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat.”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Go to TOP