Borrell në Bosnje: Dyfishuam numrin e trupave tonë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, nga Shqipëria ka vazhduar vizitën e tij në Bosnje e Hercegovinë, ku u prit me ceremoni nga ushtarët e EUROFOR-it në kampin Butmir.

Për këta të fundit, Borrell tha se kanë dyfishuar numrin e tyre në terren me synimin e ruajtjes së sigurisë në këtë shtet pas situatës që prodhoi agresioni rus në Ukrainë.

“Angazhimi i BE-së për të mbështetur autoritetet e Bosnjës e Hercegovinës në ruajtjen e një mjedisi të sigurt mbetet i palëkundur dhe në situatën aktuale është edhe më i rëndësishëm. Ne kemi dyfishuar praninë e trupave tona në terren”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Bosnje e Hercegovina ishte ndër dy shtetet, bashkë me Gjeorgjinë, që përmendi NATO si rrezik ku mund të përhapet konflikti nga Ukraina. 

Go to TOP