Borrell mirëpret ndihmën e ShBA-së për Ukrainën: Do të ketë mbështetjen që i nevojitet ndaj agresionit rus

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka votuar në favor të dhënies së Ukrainës për paketën e ndihmës ushtarake prej 60.8 miliardë dollarësh.

Këtë hap e ka mirëpritur Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili theksoi se Ukraina do të ketë përkrahjen për t’i bërë ballë Rusisë.

“Unë mirëpres votimin e sotëm nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA. Ukraina do të ketë mbështetjen transatlantike që i nevojitet për t’i bërë ballë agresionit rus”, shkroi Borrell.

Përndryse, senati amerikan pritet të miratojë masën në ditët në vijim, përpara se të nënshkruhet në ligj nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Zyrtarët u kanë thënë mediave amerikane se disa nga municionet mund të arrijnë në Ukrainë brenda një jave.

Go to TOP