Kosova me gjashtë boksierë në turneun “Gongu i Artë”

Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”, i cili do të mbahet nga 3 deri më 7 maj 2024 në Maqedoninë e Veriut.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet me gjashtë boksierë: Bashkim Bajoku (57kg), Luar Aliu (57kg), Lorent Murati (60kg), Shpetim Bajoku (67kg), Loris Idrizi (67kg) e Donat Syla (92kg).

Trajnerë të ekipit janë Musli Zymberi e Faton Xhakli, ndërsa gjyqtarë në këtë turne do të jenë ndër të tjerë edhe Latif Demolli dhe Marigona Beadini.

“Ky turne është mirëseardhur për vëllezërit Bajoku para kualifikimeve botërore në Bangkok (Tajlandë) për normë të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’. Në këtë turne janë paraqitur të marrin pjesë 20 shtete”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

Go to TOP