Bordi i RTK-së reagon lidhur me rastin ndaj Klan Kosovës

Bordi i RTK-së ka ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit në lidhje me rastin e Klan Kosovës dhe dëshiron të shprehë qëndrimin e tij. Ju bëjmë thirrje institucioneve që të respektojnë procedurat dhe të drejtën e ankimimit, duke u angazhuar për të sqaruar situatën ligjore dhe administrative dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme në përputhje me procedurat dhe legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë.

Po kështu bordi inkurajon KPM-në të pres përfundimin e procesit ankimor në organet përgjegjëse.

Gjithashtu inkurajon punonjësit e Klan Kosovës që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim, duke mbajtur parasysh misionin e tyre në informimin e publikut në mënyrë objektive dhe profesionale. Bordi gjithashtu vlerëson lartë lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes si një ndër themelet kyçe të demokracisë! /Kosova.info/

Go to TOP