“Bombat e rrejshme”, Vulin flet i përulur me drejtuesit rusë që kanë në dorë NIS’in e Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë të enjten se ndaj “Serbisë është duke u bërë një luftë speciale”, teksa fliste për “bombat e rrejshme”, që sipas tij po e dëmtojnë Serbinë.

Këtë deklaratë Vulin e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me menaxherët e kompanisë NIS Novi Sad, raporton Danas.

Vulin teksa është nënshkruar ndaj rusëve tha se  “një nga prioritetet e Serbisë është furnizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm i popullatës serbe jo vetëm me ushqime bazë, por edhe me gaz, naftë dhe energji elektrike, dhe se objektet e naftës janë nën vëmendjen e veçantë të policisë dhe mirëmbajtjen e një niveli të lartë sigurie të objekteve të naftës”

E drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Kiril Tjurdenjev, siç thuhet në njoftim ka vlerësuar qasjen e Beogradit ndaj tyre.

Serbia e pranon që ka varësi ekonomike prej Rusisë dhe qartazi tenton shtrirjen e hegjemonisë ruse në Ballkan. 

Go to TOP