Bomba që u largua në Merdare peshonte 907 kilogramë

Detaje tronditëse janë dhënë për bombën që sot u hoq nga FSK në Merdare.

FSK në një komunikatë për media ka bërë të ditur se kjo bombë peshonte hiç më pak se 907 kilogramë.

Bomba në fjalë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare.

Njoftimi i plotë nga FSK:

FSK eliminon një rrezik të madh, nga bomba 907 kilogramëshe

Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg

Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA.

Go to TOP