Bochum thellon krizën e Bayern Munich

Bochum e ka thelluar krizën e Bayern Munich të dielën kur në një ndeshje në stadiumin “Vonovia Ruhrstadion” në kuadër të Javës së 22-të të Bundesliga e ka mposhtur me rezultat 3-2.

Bayern ka kaluar në epërsi qysh në minutën e katërmbëdhjetë me golin e Musiala, por nuk e ka mbrojtur rezultatin.

Vendasit kanë shënuar tri herë në portën e bavarezëve. Fillimisht Asano ka barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë e tetë, pastaj në minutën e dyzet e katër Schlotterbeck ka kaluar Bochumin në avantazh, dhe në minutën e shtatëmbëdhjetë e tetë Stoger e ka vulosur fitoren.

Bavarezët janë përpjekur të zgjohen në minutën e tetëdhjetë e shtatë kur Kane ka realizuar, por ishte vonë.

Pas kësaj ndeshje Bayern Munich gjendet në vendin e dytë në tabelën e kryesuar nga Bayer Leverkusen, ndërsa Bochum në vendin e njëmbëdhjetë.

Go to TOP