Blerim Kuçi: Reshtani dhe Ratkoci, mbështetje e fuqishme për LDK-në
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, me numër 47, ka vazhduar takimet me qytetarë në terren, duke ndalur fillimisht në Reshtan e më pas në Ratkoc të Rahovecit.
Kuçi: Reshtani, bastion i së djathtës që po rreshtohet fuqishëm për LDK-në
Kuçi falënderoi banorët e Reshtanit për përkrahjen e vazhdueshme, duke e cilësuar këtë zonë si një bastion të së djathtës që, sipas tij, edhe në këtë moment po rreshtohet fuqishëm në mbështetje të LDK-së.
“Këtu gjithmonë kam gjetur përkrahje dhe për këtë jam thellësisht mirënjohës. Reshtani ka qenë dhe mbetet bastion i së djathtës”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes, kandidati i LDK-së qëndroi edhe në Ratkoc, ku tha se qëllimi i takimeve është komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përfaqësimi i shqetësimeve të tyre në Kuvend.
“Pas Therandës, sonte ishim në Ratkoc të Rahovecit. Ishim këtu për të folur hapur, për të diskutuar për shqetësimet dhe idetë tuaja, e për t’i kthyer në zë në Kuvend. Bashkimi i së djathtës bëhet me ju, çdo ditë. Faleminderit Ratkoc për mikpritjen”, u shpreh Kuçi.
Ai ka ritheksuar rëndësinë e mbështetjes qytetare për LDK-në në zgjedhjet e ardhshme, duke garuar me numrin 47, ndërsa subjekti politik mban numrin 113 në listën zgjedhore. /Kosova.info/
