Bizneset rritën eksportin pa qeverinë

Masat që i prezantoi në konferencat për Pakot e Ringjalljes Ekonomike, kryeministri, Albin Kurti, i pati arsye krenarie të shtunën.

Sipas tij, ato ishin sebep për rritje ekonomike në vend.

Me ndihmën ndaj bizneseve vendore, kryeqeveritari, pretendon se në periudhën janar-shtator të dy vjetëve të fundit, është eksportuar trefish më shumë se në muajt e njëjtë të qeverisjeve të kaluara.

Në Odën e Afarizmit thonë se ka pasur rritje në këtë drejtim, por jo si shkak i përkrahjes shtetërore, njofton Klan Kosova.

Ekzekutivit, nuk po i lihet meritë as për rritjen e qarkullimit të bizneseve, që sipas Kurtit, nga janari deri në gusht të këtij viti është për 21.6% më i lartë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Go to TOP